Adriatik Lapaj ka vijuar protestën e tij përpara Kryeministrisë, ku ka vendosur disa çadra përballë institucionit. Policia i ka kërkuar heqjen e tyre dhe më pas ka ndërhyrë për t’i larguar.
“E kuptoj që gjatë ditës mund të krijojnë problem, por tani natën nuk pengojnë askënd”, dëgjohej t’u thoshte Lapaj efektivëve të policisë gjatë debatit.
Protesta e tij vijon edhe pas ndërhyrjes së uniformave blu./mxh
