Last Updated on 02/09/2026 by EL
Ministrja e Shëndetësisë Prof. Dr. Evis Sala dha dorëheqjen. Prej disa ditësh kjo ishte përfolur në media. Po ashtu ishte përfolur edhe shkaku.
Pas mbledhjes ku ajo njoftoi dorëheqjen, Prof. Sala, bëri një deklartatë ku tha se ka dhënë doreheqjen “pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkologji – inteligjencë artificiale – inovacion”.
Sipas supozimeve, ajo ka refuzuar të hedhë firmën mbi një projekt-ligj. Bëhet fjalë për një “projekt” për krijimin e një agjencie private që do të përqëndrojë të gjithë procedurat e blerje – magazinim – shpërndarje, të ilaçeve, paisjeve mjeksore dhe çdo produkti tjetër që shërben në sistemin shëndetësor shqiptar. Duke shmangur kështu garën dhe tenderat në këtë sektor, e duke e lënë kontrollin e furnizmit në një dorë të vetme.
Opozita aludon se ky biznes gjigand, që praktikisht është një Ministri Shëndetësie private, do të kontrollohet nga miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Sani Sanilevich, që është dhe konsull nderi i Shqipërisë në Izrael. Kjo do të bëhet përmes një kompanie të regjistruar në “parajsën fiskale” që është ngritur në Sukth, zonën ekonomike të quajtur “Durana”, e cila tani për tani është vetëm një livadh, ku kullosin lopët, por që është adresa e dhjetra binzeseve të mëdha.
Nëse është kështu, pra që zonja Sala ka dhënë dorëheqjen për të mos hedhur firmën mbi këtë projekt, ajo duhet përshëndetur.
Dhe, në qoftë kështu, ajo duhej të fliste, duke i bërë një nder interesit publik. Gjithësesi, Prof. Sala e mbylli këtë histori, duke e justifikuar vendimin me ndjekjen e karrierës së saj shkencore.
Gjithësesi, kryeministri duhet të qartësojë parlamentin dhe publikun mbi këtë “mekanizëm” që i jep një njeriu të vetëm gjithë furnizimin me ilaçe e paisje të sistemit shëndetësor.
