Last Updated on 14/09/2025 by adminfjala
Një aksident me pasojë plagosjen e dy grave ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Lezhë.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe ambulancës, ka bërë të mundur transportimin e të plagosurave drejt spitalit.
Gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. m.p.
