Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” ka deklaruar se socialistët do të vendosin standardin e Rumanisë, nuk do të bëhen më arrestime pa vendim gjykate të formës së prerë.
Ndryshim ky, që sipas Haxhiut, do të jetë pjesë e ligjit. Më tej, gazetari u shpreh se referuar standardeve europiane, në asnjë vend deputetët nuk mund të hetohen pa vendim të Parlamentit.
Duke u ndalur dhe te arrestimi i Metës, gazetari deklaroi se është turp që ai rri në paraburgim për dy vite dhe akush nuk ka folur për të.
“Një qëndrim të PS, që e tha Balla sot, e ka thënë edhe ne publik, që socialistët do të vendosin standardin e Rumanisë, nuk ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë. Këtë ka vendosur PS për pezullimin dhe arrestimin. Ky do të jetë edhe në ligj.
Ne mund të diskutojmë për këtë. Nëse marrim standarded evropiane, të gjithë deputetët, të të gjithë parlamenteve, nuk mund të hetohen pa vendim të Parlamentit, asnjë. Hiq Luksemburgun. Në Shqipëri, prokurorët kanë të drejtë të hetojnë, pa marrë qëndrimin e Parlamentit. Mund të hetojnë pafund. Pse PS po e merr këtë vendim? Janë tre raste të paraburgimit të gjatë të njerëzve. Karma is a bitch! Standarded që kanë krijuar për Metën, duhet të përmirësohen. Askush nuk ka folur për Metën dhe është turp që rri në paraburgim për dy vite.
Çështja e pezullimit dhe burgosjes nuk do të ndodhë më në Shqipëri, pa vendim gjykate të formës së prerë”, tha Haxhiu./kb
