Zinedine Zidane ka publikuar listën e Francës për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Në grumbullim është përfshirë edhe Andy Diouf i Interit, ndërsa mungon Marcus Thuram.
Në listë janë gjithashtu disa lojtarë të Serisë A, mes tyre Mike Maignan, Adrien Rabiot, Pierre Kalulu, Manu Koné dhe Lucas Da Cunha.
Në listën e sulmuesve janë edhe Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé, Bradley Barcola, Désiré Doué dhe Michael Olise.
Franca do ta nisë këtë seri ndeshjesh më 25 shtator në transfertë ndaj Turqisë.
Tre ditë më vonë, më 28 shtator, francezët do të luajnë sërish jashtë fushe ndaj Belgjikës.
Më 2 tetor, Franca do të presë Italinë në shtëpi.
Cikli prej katër ndeshjesh do të mbyllet ndaj Belgjikës, përsëri në Francë.
LISTA
Portierët: Mike Maignan, Guillaume Restes, Robin Risser
Mbrojtësit: Andy Diouf, Jérémy Jacquet, Pierre Kalulu, Ibrahima Konaté, Jules Koundé, Maxence Lacroix, Adrien Truffert, Dayot Upamecano
Mesfushorët: Eduardo Camavinga, Rayan Cherki, Lucas Da Cunha, Manu Koné, Adrien Rabiot, Warren Zaïre-Emery
Sulmuesit: Bradley Barcola, Ousmane Dembélé, Désiré Doué, Estéban Lepaul, Kylian Mbappé, Michael Olise/mxh
