Lufta ka hyrë në javën e tretë, duke u përshkallëzuar ndjeshëm që prej 28 shkurtit, kur SHBA-të dhe Izraeli ndërmorën një sulm të përbashkët “parandalues” ndaj objektivave iraniane. Presidenti Donald Trump shpalli nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake”, ndërsa gjatë sulmeve u raportua edhe vrasja e liderit suprem Ali Khamenei, i zëvendësuar nga Mojtaba Khamenei.
Tensionet janë rritur më tej me kërcënime direkte: Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi “shkatërrimin” e centraleve energjetike të Iranit nëse Ngushtica e Hormuzit nuk rihapet brenda 48 orëve, ndërsa Irani deklaroi se do të godasë infrastrukturën amerikane në rajon dhe mund të mbyllë plotësisht ngushticën strategjike. Konflikti është zgjeruar edhe në terren, ku sulmet iraniane kanë goditur jugun e Izraelit duke lënë mbi 100 të plagosur. Kryeministri Benjamin Netanyahu u ka bërë thirrje vendeve të tjera t’i bashkohen luftës kundër Iranit, duke e cilësuar atë si një betejë për “sigurinë e gjithë botës”.
