Franca dhe Spanja do të përballen mbrëmjen e kësaj të marte në gjysmëfinalen e parë të Botërorit, në një duel që do të përcaktojë finalistin e parë të turneut.
Franca vjen në këtë ndeshje pas një ecurie të shkëlqyer, duke fituar të tre ndeshjet e grupit dhe më pas duke eliminuar Suedinë me rezultatin 3-0, Paraguain 1-0 dhe Marokun 2-0. Skuadra e Didier Deschamps ka arritur për herë të tretë radhazi në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Nga ana tjetër, Spanja e Luis de la Fuente kaloi grupin me 7 pikë dhe më pas eliminoi Austrinë 3-0, Portugalinë 1-0 dhe Belgjikën 2-1. Spanjollët nuk kanë humbur asnjë ndeshje në kohën e rregullt në 36 takimet e fundit, duke regjistruar 26 fitore dhe 10 barazime.
Në përballjet direkte, Spanja ka fituar 18 nga 38 ndeshjet ndaj Francës, kundrejt 13 fitoreve të francezëve dhe 7 barazimeve.
Ndeshja Francë-Spanjë do të luhet këtë të martë, duke nisur nga ora 21:00/kb
