Moti i keq i cili ka përfshirë vendin ditët e fundit ka bërë që lumi Osum të dalë nga shtrati në orët e para të mëngjesit.
Niveli i ujit ka arritur në 20 cm, teksa rrezikohen bizneset aty pranë. Këta të fundit kanë vendosur dhe thasë me rërë para dyerve të subjekteve për të shmangur futjen e ujit.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për heqjen e ujit./ K.M
