Last Updated on 12/03/2026 by David
Real Madrid ka hedhur një hap shumë të madh drejt kualifikimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur bindshëm Manchester City me rezultat 3-0, në një ndeshje ku protagonist absolut ishte Federico Valverde me tre gola.
Ndeshja nisi me ritëm të mirë nga të dyja skuadrat. Rasti i parë i mirë erdhi në minutën e 8-të për madrilenët, kur Brahim Diaz provoi nga brenda zonës, por goditja e tij u ndal nga portieri Gianluigi Donnarumma.
Në minutën e 19-të reagoi Man City me një goditje të fuqishme nga distanca të Bernardo Silva, por topi kaloi shumë pranë shtyllës.
Vetëm një minutë më vonë erdhi goli i parë. Portieri Thibaut Courtois nisi një aksion të shpejtë me një pasim të gjatë për Valverde, i cili u gjend përballë portierit dhe me qetësi e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
GOL DO REAL MADRID
🇪🇦 Real Madrid 1×0 Manchester City 🏴
⚽ Federico Valverde
🅰️ Thibaut Courtois🏆 UEFA Champions League | Oitavas De Final
🏟️ Santiago Bernabéu
📺 @PrimeVideoBR / @StreamMaxBR pic.twitter.com/Ldcq1mGs1Z— Futeboleiros (@Futteboleiroos) March 11, 2026
Real Madridi vazhdoi dominimin dhe në minutën e 27-të Valverde realizoi edhe golin e dytë. Mesfushori uruguaian mori një pasim brenda zonës dhe goditi saktë me një goditje të ulët që përfundoi në cepin e djathtë të portës.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 42-të, Valverde kompletoi hat-trickun. Pas një asistimi fenomenal nga Brahim Diaz, ai shënoi nga afërsia për ta dërguar Real Madridin në pushim me epërsi të thellë 3-0.
🚨 VALVERDE HATTRICK WOW WHAT A NIGHT FOR HIM MANCHESTER CITY ARE GETTING DESTROYED 🤯🤯🔥pic.twitter.com/yHQ4kLjpoL
— KinG £ (@xKGx__) March 11, 2026
Në pjesën e dytë Manchester City tentoi të rikthehej në lojë. Në minutën e 55-të Antoine Semenyo rrezikoi, por Courtois reagoi shkëlqyeshëm.
Pak minuta më vonë, në minutën e 56-të, arbitri akordoi penallti për Real Madridin pas një ndërhyrjeje të Donnarummas, i cili u ndëshkua edhe me karton të verdhë.
Megjithatë, portieri italian u rehabilitua menjëherë duke pritur penalltinë e Vinicius Junior në minutën e 58-të.
Në fund, madrilenët ruajtën epërsinë dhe siguruan një fitore të madhe që i afron shumë me kualifikimin në fazën tjetër./ D.C
