Arben Malaj, ish-ministër i Financave, u shpreh se pa shtrirjen e protestës dhe pa ndryshim thelbësor në procesin e organizimit të zgjedhjeve, “nuk duhet marrë e mirëqenë që PS-ja e ka humbur Tiranën”.
“Protesta në Tiranë, nëse do të vazhdojë dhe do të shtrihet, do të ndikojë. Nëse nuk do të lëshojë Edi Rama, mund të shkohet në modelin e Maqedonisë, me një qeveri që organizon vetëm zgjedhjet. Nëse nuk ka një aktivizim më të plotë të qytetarëve dhe nëse nuk ka një ndryshim thelbësor në procesin e organizimit të zgjedhjeve, çfarëdo ndryshimi të bëhet në Kod Zgjedhor, nuk sjell ndonjë ndryshim. Nuk duhet marrë e mirëqenë që PS-ja e ka humbur Tiranën”, tha Malaj në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.
“Ka një shpresë nga ndikimi në heshtje që mund të përdorë Veliaj me mbështetësit e tij. Të paktën, në këtë rast, unë them që mund të krijohet një zhgënjim dhe të ketë një rënie të pjesëmarrjes. Por, që të fitosh, duhet të kesh votën pro”, tha Malaj./ad
