Last Updated on 16/06/2026 by EL
Mali i Zi po i afrohet gjithnjë e më shumë anëtarësimit në Bashkimin Evropian, pasi mbylli të martën negociatat për dy kapituj të tjerë nga 33 gjithsej që kërkohen për përfundimin e procesit të anëtarësimit.
Gjatë një konference ndërqeveritare, presidenca qipriote e Këshillit të BE-së njoftoi mbylljen e Kapitullit 2, që lidhet me lëvizjen e lirë të punëtorëve, si dhe të Kapitullit 28, që ka të bëjë me mbrojtjen e konsumatorëve dhe shëndetin publik.
Zëvendësministrja për Çështjet Evropiane e Qipros, Marilena Raouna, vlerësoi përparimin e Podgoricës, duke theksuar “ritmin e qëndrueshëm të negociatave të anëtarësimit dhe angazhimin e vazhdueshëm të Malit të Zi për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE”.Qeveria e Podgoricës synon të mbyllë të gjithë kapitujt negociues deri në fund të këtij viti. Aktualisht kanë mbetur edhe 16 kapituj për t’u përfunduar.
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajić, u shpreh optimist për afatet e procesit.“Deri në fund të vitit do të mbyllim të gjithë kapitujt negociues, në mënyrë që Mali i Zi të bëhet shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian në vitin 2028”, theksoi ai./et
