Njëri prej zhytësve të angazhuar për gjetjen e trupave të italianëve të mbytur në një shpellë në Maldive, ka ndërruar jetë gjatë operacionit të shpëtimit nën ujë.
Mohamed Mahudhee u transportua në spital në gjendje kritike, por, fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë operacionit.
Sipas autoriteteve, zhytësi ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes nga dekompresioni, e shkaktuar nga formimi i flluskave të gazit (zakonisht azot) në gjak dhe inde pas daljes së shpejtë nga uji.
Operacioni i shpëtimit nisi pak ditë pasi u raportua se pesë italianë, të cilët u zhytën duke eksploruar shpellat nënujore në Maldive, u mbytën dhe ndërruan jetë./A.D
