Manchester United raportohet se ka vendosur çmimin për Bruno Fernandes, me një largim të mundshëm në janar që synon të financojë dy përforcime kyçe.
31-vjeçari mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të United, duke regjistruar katër gola dhe gjashtë asistime në 15 ndeshje të Ligës Premier këtë sezon, përfshirë dy gola në fitoren 4-1 ndaj Wolves më 8 dhjetor.
Megjithëse është pjesë thelbësore e planeve të Ruben Amorim, reprezentuesi portugez mund të jetë në prag të largimit nga klubi muajin e ardhshëm, me fondet e përfituara që pritet të përdoren për të afruar dy mesfushorë nga Liga Premier.
Një raport i BBC Sport në tetor pretendonte se lojtari “nuk ka asnjë interes të transferohet në Arabinë Saudite në fund të sezonit”.
Megjithatë, një raport i kundërt nga Caught Offside sugjeron se priten oferta të tjera nga Al-Hilal dhe Al-Ittihad, me United që e vlerëson Fernandes rreth 70 milionë euro.
Një shitje me këtë çmim do të thoshte që United të rikuperonte tërësisht 55 milionë eurot e paguara për Fernandes kur ai u transferua nga Sporting Lisbona në vitin 2020. m.p.
