Laureatja e Çmimit Nobel për Paqen, Maria Corina Machado që ndodhet aktualisht në Norvegji, deklaroi se presidenti venezuelian Nicolás Maduro do të largohet nga pushteti, me ose pa negociata. Ajo theksoi se do të preferonte që ky proces të ndodhte përmes bisedimeve, që është gjithashtu në interesin më të mirë të Maduron, por mbetet të shihet nëse ai do të pranojë ose nëse do t’i lejojnë të ndodhë.
Machado shprehu besimin e saj se shumica dërrmuese e forcave të armatosura dhe policisë venezueliane do të zbatojnë menjëherë urdhërat dhe udhëzimet e autoriteteve civile të zgjedhura ligjërisht nga qytetarët, sapo të nisë tranzicioni politik.
Ajo gjithashtu nënvizoi rëndësinë e konfliktit venezuelian për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara dhe për sigurinë hemisferike, duke e cilësuar çështjen si prioritet absolut. Machado tha se nuk ka nevojë të insistohet më shumë për këtë fakt, duke e konsideruar të qartë rëndësinë e situatës.
Në lidhje me Qeverinë e Spanjës, ajo komentoi se historia do ta gjykojë atë, ashtu siç e gjykon sot populli venezuelian. Sipas saj, ajo që ka munguar deri tani, ka qenë qartësisht mungesa e veprimeve konkrete dhe të efektshme nga ana e Madridit ndaj krizës në Venezuelë./mxh
