Një anije patrullimi e Mbretërisë së Bashkuar ka ndaluar një korvetë (anije të vogël luftarake) dhe një cisternë ruse pasi i ndoqi ato përmes Kanalit Anglez, tha të dielën Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se aktiviteti detar rus rreth ujërave britanike është rritur me 30% gjatë dy viteve të fundit.
Gjatë dy javëve të fundit, anija patrulluese HMS Severn ndaloi korvetën ruse RFN Stoikiy dhe cisternën Yelnya ndërsa ato lundronin nëpër Kanalin Anglez. Severn më pas ia dorëzoi detyrën e monitorimit një aleati të paidentifikuar të NATO-s pranë brigjeve të Bretanjës.
