Muaji mars i vitit 2026 është renditur ndër më të ngrohtët e regjistruar ndonjëherë, duke ngritur shqetësime të reja për përshpejtimin e ndryshimeve klimatike. Sipas Copernicus Climate Change Service, ky ishte marsi i katërt më i ngrohtë në nivel global dhe i dyti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se temperaturat globale të sipërfaqes së detit arritën nivelin e dytë më të lartë historik për muajin mars, menjëherë pas vitit 2025, duke reflektuar edhe një rikthim të mundshëm të fenomenit El Niño.
Drejtori i shërbimit klimatik në European Centre for Medium-Range Weather Forecasts, Carlo Buontempo, i cilësoi të dhënat si “zhgënjyese”, duke paralajmëruar për një sistem klimatik nën stres të vazhdueshëm./kb
