Last Updated on 22/06/2026 by Monika
Këtë të hënë po mbahet në Tiranë protesta qytetare e 23-të kundër qeverisë.
Mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të kryeqytetit, për t’u zhvendosur më pas para godinës së Kryeminsitrisë.
Edhe tubimi i sotëm ka nisur me grumbullimin e protestuesve në orën 19:00, ndërsa prej ditësh po zhvillohen edhe protesta paralelisht nga shqiptarët në diasporë.
Për të 22-ën ditë me radhë, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta të ndryshme, me thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./mxh
