Last Updated on 23/06/2026 by Monika
Protesta qytetare kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 24-t, ndërsa qytetarët u mblodhën edhe këtë të martë në sheshin “Skënderbej”.
Pas grumbullimit në qendër të Tiranës, protestuesit pritet të drejtohen në zonën para Kryeministrisë.
Për të 24-tën ditë me radhë, qytetarët mbajnë në duar postera e pankarta të ndryshme, me thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe politikës shqiptare./mxh
