Last Updated on 12/07/2026 by EL
Reperi amerikan Kanye West ka reaguar pasi mbajti koncertin e tij madhështor mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë.
Në një postim në platformën “X”, artisti amerikan ka shprehur falënderimet e tij për kryeministrin Edi Rama dhe gjithë Shqipërinë për pritjen e rezervuar. Për Shqipërinë, artisti shkruan se ajo është një vend i bukur.
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Kanye West.
Kujtojmë se koncerti i Kanye West në Tiranë është kthyer në një nga temat më të diskutuara të politikës së ditës në Shqipëri, pasi qeveria akordoi 4 milionë euro për organizimin e eventit muzikor.
Pas kritikave dhe akuzave, kryeministri Edi Rama ka mbrojtur dhënien e këtij fondi, duke argumentuar se ishte e nevojshme për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë.ET
