Last Updated on 15/12/2025 by Kesjana
Kryeministri Edi Rama në takim sot, 15 dhjetor, me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit për Buxhetin 2026, në Pallatin e Sportit në Elbasan.
16.3 miliardë lekë është mbështetja e shtuar për bujqësinë, blegtorinë, peshkimin, agro-përpunimin dhe agroturizmin, për pensionin rural dhe për trajnimin e fermerëve në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Sipas tij, vetëm në vitin e fundit ka pasur 800 aplikime për skemën e mbështetjes dhe grantet.
“300 prej jush kanë nisur procesin e aplikimit në banka dhe një pjesë e mirë kanë përfituar kredi”, theksoi Salla, duke shtuar se fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore do të kompensohen në masën 10% të vlerës së faturës, e cila duhet të dorëzohet te Tatimet dhe çdo 6 muaj do kalojë direkt e në llogarin5 bankare.
Më tej u ndal te pensionet rurale, që do shkojnë në më shumë se 18 mijë lekë deri në vitin 2030.
2.9 miliard lekë, theksoi ai, do të shkojnë për sigurinë ushqimore, rritje me 12% krahasuar me vitin aktual, ndërsa 3.6 miliardë lekë për rehabilitimin e kanaleve ujitës e kullues, mirëmbajtje të hidrovorëve dhe forcimin e argjinaturave përgjatë lumenjve.
Buxheti për peshkimin do të rritet me 10%, me një kurs të qartë, në përputhje me politikën e përbashkët të BE-së.
Përtej projekteve, 819 milionë lekë janë vetëm për këshillimin dhe informimin bujqësor. Salla paralajmëroi një ligj të ri për agronomët, një zinxhir të plotë e të digjitalizuar për qarkullimin e bimëve në farmaci mjekësore (për herë të parë), përmirësim të portalit apo regjistrave për fermat./kb
