Mbreti britanik Charles III dhe Mbretëresha Camilla kanë mbërritur në Shtetet e Bashkuara për një vizitë shtetërore katër-ditore, e para e këtij niveli që nga viti 2007.
Çifti mbretëror u prit në White House nga Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump, në një atmosferë sigurie të shtuar pas një incidenti me të shtëna në Uashington gjatë fundjavës.
Gjatë vizitës, Mbreti Charles pritet t’i drejtohet Kongresit amerikan, ku do të shprehë ngushëllime për viktimat e sulmit dhe do të bëjë thirrje për unitet në përballjen me sfidat globale.
Ai pritet të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke nënvizuar vlerat e përbashkëta si liria, toleranca dhe barazia.
Fjalimi i tij do të përfshijë gjithashtu mbështetje për aleancën transatlantike dhe organizata si NATO, si dhe mbrojtjen e Ukrainës në kontekstin e tensioneve ndërkombëtare.
Vizita shihet si një përpjekje diplomatike për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve, në një periudhë kur ato janë përballur me mosmarrëveshje politike, përfshirë qëndrimet ndaj konfliktit me Iranin.
Programi përfshin edhe një darkë shtetërore dhe takime me figura të rëndësishme politike nga të dy vendet, duke synuar rigjallërimin e partneritetit historik SHBA–Mbretëri e Bashkuar./kb
