Forcat ajrore izraelite kanë deklaruar nisjen e një hetimi pasi një raketë balistike goditi një qytet në Izraelin qendror këtë pasdite.
Ushtria tha se raketa iraniane mbante një kokë luftarake konvencionale, jo një bombë thërrmuese. Mbrojtja ajrore dështoi ta rrëzonte predhën pavarësisht përpjekjeve për ta kapur atë.
Sipas shërbimeve të shpëtimit në Izrael, të paktën 11 persona janë plagosur dhe disa ndërtesa janë dëmtuar nga sulmi./mxh
