Është mbyllur aplikimi për Konisioner për mbrojtjen nga Diskriminimi, ku janë 7 kandidatë të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin për këtë pozicion në kohë pranë Kuvenbdit.
Konkretisht kanë aplikuar: Ish-kreu i KLP Alfred Balla, Brunila Menella që aktualisht punon në këtë institucion si Këshilltare e Komisionerit në Departamentin e Punëve të Jashtme. Po ashtu edhe Roeta Ivanova ish-punonjëse në trupën e Vettingut. Genta Tafaj Bundo, ish-komisionere e Vetingut, dy ish-drejtuese të Agjencisë Kombëtare për Diasporën, Ermonela Xhafa dhe Sonila Hysi, si edhe Brikena Luti, sipas raportimit të ReportTv.
Kujtojmë se aktualisht Komisioneri për mBrojtjen nga Diskriminimi drejtohet nga Robert Gajda, të cilit mandati i ka përfunduar ligjërisht 3 vite më parë dhe ai nuk ka riaplikuar më.
Lista e 7 kandidatëve:
Alfred Balla
Brunilda Menalla
Rozeta Ivanova
Genta Tafaj (Bungo)
Ermonela Xhafa
Brikena Luti
Sonila Hysi
