Kelly Clarkson mbeti pa fjalë gjatë premierës së “The Voice Battle of Champions”, kur 31-vjeçari Jonah Mayor nga Nju Jorku interpretoi këngën Il Mondo të Il Volo.
“Çfarë dhurate! Ishte kaq seksi!”- tha Clarkson e emocionuar, duke e quajtur performancën e tij “të preferuarën e saj deri tani”.
Edhe Adam Levine u kthye për ta marrë në ekipin e tij, duke e quajtur Jonah “paketë të plotë” si këngëtar dhe performer. Ndërkohë, John Legend, megjithëse nuk u kthye, e cilësoi interpretimin “pa asnjë të metë”.
Clarkson bëri një lutje emocionale, madje e krahasoi me Josh Groban dhe Andrea Bocelli, duke thënë me shaka, “Këndove tre rrokje dhe unë isha si, ‘Më zgjidh mua, më zgjidh mua!’”
Në fund, Jonah zgjodhi ekipin e Clarkson. “Jam kaq e dashuruar me zërin tënd,” i tha ajo, duke shtuar se mezi pret ta çojë deri në finale./mxh
