Administrata amerikane e udhëhequr nga Donald Trump po punon fshehurazi me Rusinë për të hartuar një plan të ri për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kjo u raportua nga faqja amerikane e internetit Axios, duke cituar burime anonime amerikane dhe ruse.
Sipas mediave amerikane, plani përbëhet nga 28 pika dhe është i frymëzuar nga plani 20-pikësh për armëpushimin në Gaza, i dakordësuar muajin e kaluar nga Izraeli dhe Hamasi.
Ndërkohë administrata Trump ka miratuar një shitje prej 105 milionë dollarësh të armëve të reja për Ukrainën për ta ndihmuar atë të mirëmbajë sistemet ekzistuese të raketave të mbrojtjes ajrore Patriot, njoftoi Departamenti i Shtetit i SHBA-së./kb
