Last Updated on 30/10/2025 by EL
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka shpërthyer në sulme gjatë seancës së radhës gjyqësore për masakrën e Gërdecit, ku mbetën të vrarë 26 persona mes tyre edhe fëmijë.
Mediu sulmoi hapur në sallën e gjyqit avokatin e familjes Durda, Dorjan Matlia duke e akuzuar se paguhet nga Gerige Soros, pasi sipas tyre është drejtor i “Respublika” një qendër që është ngritur dhe financohet nga Sorosi.
“Kjo zyrë është ngritur me fondet e Soros, është fakt me gjithë respektin për familjaret, ne këtë proces nuk mund të ketë 2 prokurori”, tha Mediu në sallë.
Por, pretendimeve të Mediut iu përgjigj djali i familjes Durda, Geraldo, i cili i kërkoi të lërë mandatin e deputetit dhe të përballet me drejtësinë.
“Ta ka dhënë përgjigjen gjykata e Strasburgut, lëre mandatin e deputetit e përballu me gjykatën”, tha Geraldo Durda në sallën e gjyqit.
Mediu ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga gjyqi për masakrën e Gërdecit, me argumentin se nuk i pranon kërkesat e tyre me shkrim.
Krahas kërkesës për përjashtimin e Gjokës, mbrojtja e Mediut kërkoi edhe ndërprerjen e procesit deri në marrjen e një vendimi. “Kërkesa juaj nuk është shkak për ndërprerjen e procesit”, tha Irena Gjoka.
Ardian Visha: Neni 22 i kodit të procedurës penale parashikon ndërprerjen e seancës. Kërkojmë ndërprerjen deri sa te çmohet nëse është e drejtë apo jo kërkesa jonë.
Prokurori Klodian Braho: I kërkoj gjykatës të administrojë prova dy prova te reja që ne i kemi disponuar, shkresa e avokaturës së shtetit si dhe një shkresë tjetër e avokaturës së shtetit, ne të cilën ndodhet vendimi i Gjykatës së Strasburgut në favor te familjarëve të viktimës si dhe një vendim i gjykatës administrative./E.T
