Kancelari gjerman, Friedrich Merz, theksoi se çdo bisedim për një zgjidhje paqësore në Ukrainë duhet të përfshijë Evropën dhe Ukrainën, dhe nuk mund të zhvillohet vetëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Merz shtoi se sulmet brutale ruse ndaj popullsisë civile dhe infrastrukturës energjetike në Ukrainë vazhdojnë pa ndërprerje, duke bërë të nevojshme shtimin e presionit mbi Moskën në bashkëpunim me partnerët amerikanë dhe evropianë. Ai theksoi se ekonomia ruse po vuajnë nga lufta dhe sanksionet, duke e bërë këtë një levë të rëndësishme për negociatat.
Kancelari kritkoi gjithashtu opozitën në Bundestag që sipas tij nuk kupton realitetin e jetës në Ukrainë, duke përmendur bombardimet e spitaleve për fëmijë dhe shkatërrimin e infrastrukturës energjetike, ndërsa banorët kanë kaluar dimrin me temperatura deri në -20 gradë pa ndonjë mbështetje.
Merz konkludoi se Gjermania do të marrë pjesë aktive në çdo tryezë negociatash dhe do të udhëheqë diskutimet mbi garancitë e sigurisë për Ukrainën./mxh
