Papa Leo XIV drejtoi Meshën e tij të parë të Pashkëve që prej fronëzimit të tij më 8 maj të vitit të kaluar.
Papa iu drejtua besimtarëve nga një altar i hapur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, i rrethuar me trëndafila të bardhë, ndërsa shkallët që të çonin poshtë në sheshin ku mblidheshin besimtarët ishin të mbushura me bimë shumëvjeçare pranverore, duke dhënë simbolikisht me mesazhin e shpresës së papës.
Në Meshën e Pashkës, Papa bëri edhe thirrjen e madhe për paqe, ndërsa konfliktet përhapen në të gjithë botën.
“Shpresë kundër dhunës së luftës që vret dhe shkatërron. Kemi nevojë për këtë këngë shprese sot”,-tha Papa.
Në predikimin e tij të Pashkëve, Papa veçoi ata që bëjnë luftë, se abuzojnë me të dobëtit dhe u japin përparësi fitimeve./kb
