Last Updated on 05/12/2025 by EL
Kundërshtarët e mundshëm të Kosovës nëse ‘pren’ biletën për Botëror janë:
Grupi D: USA, Paraguai, Australia dhe *Kosova
Për herë të parë në histori, Botërori do të ketë 48 skuadra pjesëmarrëse (nga 32 më parë) dhe do të organizohet njëkohësisht në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Ndeshjet që do të përcaktojnë gjashtë ekipet e fundit të kualifikuara do të zhvillohen në fund të marsit 2026.
Kujtojmë se Kosova në kuadër të ‘play-off’-it do të luajë në Bratisllavë ndaj Sllovakisë, ku do të synojë të arrijë finalen e madhe e cila do të luhej eventualisht në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë Turqisë ose Rumanisë./E.T
