Një histori e thjeshtë, por shumë domethënëse, po bën xhiron e rrjeteve sociale dhe lidhet me të kaluarën e Rihanna-s.
Kur ishte ende fëmijë dhe përballej me vështirësi ekonomike në Barbados, një mësuese i erdhi në ndihmë duke i blerë një palë këpucë – një gjest i vogël, por i rëndësishëm për atë kohë.
Me kalimin e viteve, Rihanna u shndërrua në një nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore. Krahas suksesit në karrierë, ajo është dalluar edhe për aktivitetin e saj bamirës dhe mbështetjen ndaj komuniteteve në nevojë përmes fondacionit të saj.
Sipas historisë që po qarkullon, artistja nuk e harroi kurrë atë ndihmë të hershme dhe vendosi ta shpërblejë në një mënyrë të jashtëzakonshme, duke i dhuruar mësueses së saj një shtëpi.
Edhe pse kjo histori nuk është konfirmuar plotësisht në çdo detaj, ajo ka prekur shumë njerëz dhe po shpërndahet gjerësisht si një dëshmi se mirësia, sado e vogël, mund të lërë gjurmë të mëdha në jetë./mxh
