Last Updated on 02/06/2026 by EL
Studiuesi i bio-energjisë, Edmond Vlashaj, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë për energjinë, manifestimin dhe jo vetëm…
Pjesë nga intervista:
Shpesh themi që “na kapi syri”, apo mos t’i tregojmë planet tona për këtë arsye. Por realisht, a duhet t’i flasim ne planet tona, qoftë edhe me familjarët?
Unë më përpara, edhe pse kisha këtë nënvetëdije që nuk duhet të përcjellësh shumë prej vizionit pa u bërë fakt i kryer. Se pastaj është kryer, e ka marrë drejtimin. Por kur është akoma fakt i pakryer dhe kur ti je akoma bashkëkrijues me universin, me Krijuesin, për të krijuar atë realitet që ti dëshiron, me plan, ose projekt, ose biznes, një marrëdhënie të re, ose një iniciativë e re e jotja, tërheq shumë zilinë e krijesave si ti, njerëz që janë të dukshëm, por dhe forcave të padukshme. Ndonjëherë kur isha në aktivitete shumë të mëdha, biznes ose shoqata të ndryshme, organizata të ndryshme, duke qenë edhe në nivelin e liderit, duhet patjetër ta dash vizionin me bashkëpunëtorët kryesorë së pari, pastaj me të gjithë bashkëpunëtorët e deri tek pika më fundore e bashkëpunimit. Organizoja mbledhje paraprake, mirëprisja çdo lloj sugjerimi, por dhe kritikë apo vërejtje. E di se më 10-fishoi pengesat, m’i shumëfishoi? Ajo që kisha planifikuar që mund ta realizoja shumë shpejt, ndoshta për 1 javë apo për 1 muaj, ajo më shkonte me më shumë kohë, 1 vit apo 2 vite. Ka pasur raste që është bllokuar fare nga forcat penguese.
Mund të jenë edhe familjarë tanë apo miq të ngushtë edhe pse ata na duan?
Ata na duan por pa vetëdije e kanë atë zilinë brenda. Sepse në këtë dimension jemi në dualizëm, kemi ego, kemi dhe shpirtin. Nuk kemi vetëm shpirtin, edhe ego ndonjëherë është lart, ndonjëherë është poshtë, si ashensor. Kur është ego shumë e fortë, ti edhe pa pasur një prirje për të që ziliqar, zilia është shumë e fortë, lakmia është shumë e fortë. Dhe pa vetëdije bëhet penguese. Nuk është mirë t’i tregoni planet, mbajeni si sekret tuajin dhe të Krijuesit./et
