Skena dhe prapaskena/ PARABOLA E ELEFANTIT
Mitro Çela
Raporti i politikanëve me kolltuqet, të kujton një parabolë të Budës. Jetonin në lashtësi disa shkencëtarë të verbër. Sudimtari i vendit u vuri përpara një elefand, duke u kërkuar të bëjnë përshkrimin e tij. Duke mos njohur formën e kafshës, ata vizionin do ta krijonin duke prekur elefantin. Një nga të verbërit, duke prekur feçkën, tha se elefanti i ngjan një gjarpëri të gjallë.
Një tjetër, duke prekur këmbët, e krahësoi kafshën me kollonat e një tempulli…Çdo i verbër ngulte këmbë në idenë e tij për parafytërimin e elefandit.
Duke qënë se fame e diturisë së tyre mbështetej në vertetësinë e zbulimit të tyre me anë të prekjes, debati nuk u mbyll kurrë…Dhe kështu lindi parabola budiste…
Po ç,ne India me vatanë tënë?
Një ditë të bukur u “pagëzua” qeveria Rama 4.
Djem e vajza si drita, vunë nga një firmë të madhe në zyrën e Presidentit.
Të gjithë, me përjashtim të Mirela Kumbaros e kishin zanatin e ministrit sefteden…
Mes tyre, shumica, firmosnin për herë të parë në bordero shteti. Vinin nga shoqëria civilo, ose “kllabi” i privatëve.
I thashë një zonjë, që mu duk sikur i kishte buzët me qumësht:
-Mos je e vogël, për punën e madhe të ministres?
Më dha një përgjigje që më trullosi: “Në se Meta dhe Majko u bënë kryeministra nën moshën 30 vjeçare, pse të mos bëhem unë ministre që kam mbushur 27 vjeç?!”…
Kaluan ca muaj. Takova çupën. Tjetër gjë. Veshja alta moda. Makina fringo. Shoferi si aktor filmi…Për të mos i ngrënë hakun, me mua u tregua modeste. Zbriti nga makina.
Unë:- Si të duket kolltuku?
Ajo:- Nuk bëra kolltuk të ri. Mbajta të vjetrin..
Unë:- Pyeta a je ke marrë dorën kolltukut?
Ajo:- Ende…Por na ka mbirë fati në derë…Kryeministri më trajton në rolin e zëvendës ministrit…Jo për firmën në bordero?!
Shënim. Vetëm qeveria Rama 4 ka thagma të tilla?
Jo or tu mbylltë. Më tregonte një ditë Shkëlqim Cani kur ishte ministër i Finacave: Drejtori i Tatimeve dhe i Doganave nuk varet nga unë.
“ Varet direkt nga Kryeministri”.
E ngushëllova duke i thënë se këtë fabul ma ka treguar edhe Ridvan Bode, ministri i Berishës.
Këto kohë është ndryshuar piaca. Rama rinte mënjanë. Kishte një Rasputin- Agasin. Ai hiqte e vinte ministra. Kishte nën hyqëm- në vilë- drejtorëtve AKSHIT, SHISHIT, kadastrës…
Të ndristë shpirti o Budë!…
