Ministri i Financave i Greqisë, Kyriakos Pierrakakis është zgjedhur president i Eurogrupit.
Lajmi është bërë i ditur nga Partia Popullore Europiane me anë të një reagimi në rrjetet sociale.
PPE shprehet se me emërimin e Pierrakakis në krye të Eurogrupit, ekonomia e Europës është në duar të sigurta.
Pierrakakis zëvendëson në këtë post homologun e tij qipriot, Makis Keravnos.
“Urime @pierrakakis për zgjedhjen e tij si President i Eurogrupit. Me të në krye, ekonomia e Evropës është në duar të afta dhe e gatshme për sfidat që e presin.
Rikthimi i Greqisë është më shumë sesa një përrallë. Është një histori evropiane e qëndrueshmërisë, reformës dhe rritjes”, shkruan PPE./mxh
