Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, ndau sot një qëndrim provokues ndaj Tiranës zyrtare.
Kjo pasi në fjalën e tij në parlamentin grek deklaroi se Athina ka në dorë “çelësin” e integrimit të Shqipërisë.
Po ashtu, Gerapetritis u shpreh se nuk është e mundur të bëhet përparim në proces pa respekt të plotë për të drejtat pronësore të pakicës greke në Shqipëri.
“Po e monitorojmë nga afër çështjen e pronave dhe pata mundësinë t’i them personalisht Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë se nuk është e mundur të bëhet përparim në proces pa respekt të plotë për të drejtat pronësore të pakicës. Është e qartë se Greqia ka çdo arsye, historike dhe kombëtare, por edhe sot në rrethanat dhe gjeopolitike, për të qenë ajo që mban çelësin, vendi që po përshpejton procesin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Familjen Europiane”,-tha Gerapetritis./mxh
