Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz deklaroi se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet plotësisht nga Gaza dhe se një njësit civil-ushtarak do të krijohet në këtë enklavë.
Në një ceremoni për shpalljen e ndërtimit të 1,200 njësive banimi në vend të një baze ushtarake izraelite që po mbyllet në Beit El, në Bregun Perëndimor të pushtuar, Katz theksoi se “do të ndërtojmë një njësit civil-ushtarak, në vend të kolonive që u shuhen, dhe do ta bëjmë këtë në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur.” Këto njësia njihen gjithashtu si njësitë Nahal.
Njësitë Nahal janë për civilët që janë të interesuar të shërbejnë në ushtri dhe përfshijnë një vit përgatitor dhe programe vullnetarizmi. Këto njësitë kanë luajtur një rol historik në krijimin e komuniteteve izraelite.
Izraeli e hoqi kolonitë nga Gaza në vitin 2005. Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përjashtuar vazhdimisht mundësinë e ristabilizimit të kolonive në Gaza gjatë dy viteve të luftës, megjithatë disa anëtarë ultranacionalistë të koalicionit të tij kërkojnë riokupimin e Gazës./mxh
