Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka reaguar në lidhje me kërkesën e studentëve të jurisprudencës që të zhvillojnë provimet në gjuhën shqipe.
Në fjalën e tij Mickoski theksoi se nëse ka kërkesa që provimi të jetë edhe në gjuhën shqipe atëherë kjo gjë do lejohet.
“Ligji për gjuhët është i qartë në këtë rast. Nëse dikush kërkon dhënien e provimit në shqip, duhet t’i lejohet”, deklaroi Mickoski.
Studentët shqiptarë të juridikut në Maqedoninë e Veriut kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, por nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ka patur refuzime me argumentimin se maqedonishtja është gjuha kryesore zyrtare në procedurat juridike dhe duhet domosdoshmërisht të njihet./et
