Last Updated on 13/11/2025 by Monika
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se marrëveshja synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit. Ajo nënvizoi se Italia mbetet partner strategjik dhe investitori kryesor dypalësh i Shqipërisë, ndërsa bashkëpunimi AIDA-SIMEST krijon një ekosistem të integruar për inovacion, digjitalizim dhe rritje të qëndrueshme.
Ibrahimaj përmendi gjithashtu bashkëpunimin me institucione si CDP dhe SIMEST në fusha si kërkimi shkencor, inovacioni teknologjik, financimi i zhvillimit dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Ministrja theksoi rëndësinë e marrëveshjes së pensioneve mes Shqipërisë dhe Italisë, e cila hyri në fuqi më 1 korrik 2025, duke mundësuar bashkimin e periudhave të sigurimeve për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet; deri tani janë përpunuar 700 nga rreth 1,500 aplikime.
Sipas Ibrahimaj, këto marrëveshje tregojnë vizionin e përbashkët për një ekonomi më të fortë, inovative dhe të qëndrueshme, si dhe për avancimin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian./ MXH
