Last Updated on 15/09/2025 by adminfjala
Nga ARTUR AJAZI
Atë që përjetoi Shqipëria pas 1992, me ndryshimin e sistemit politik, nuk e ka përjetuar asnjë vend i botës. Pra, nuk ka vend në botë (madje as Rusia pas fitores sëLeninit) të ketë përjetuar bashkë me ndryshimin e sistemit politik (nga diktatura në demokraci) edheshkatërrimin e madh. Kishte ardhur momenti tëfuteshin në lojë, agjenturat dhe agjentët e shërbimevesekrete. Ishte momenti që, agjentët e futur nën “rrogoz” të nxirrnin kryet, dhe të nisnin hapur misionin e tyre. U rrënuan uzina, shkolla, spitale, të mbjella, kombinate, linja prodhimi dhe ndertimi, u shkatërruan institucione, arkiva, muze, ushtria, policia, industria, bujqesia, deri dhe zejtaria. Ishte mision, “Shqipëria tëshkojë në pikën Zero”. U përhap lajmi se “do na vijëçeku i bardhë, do të na vijë molla, pjeshka, domatja, divani, karriget, e deri bajgat e lopëve nga jashtë”. Njëçmënduri kolektive i kapi gjithë shqiptarët. Në qytetenisën shkatërrimet e gjithçkaje, që ishte ndërtuar nga“diktatori”, kurse në fshatra e NB-bujqesore, sipasdirektivave të Berishës dhe Hajdarit “u shkulën mijërapemë drufrutorë, dhe të mbjella të tjera, pasi “ishin tëEnverit”. Zoti e di, çfarë krimesh i kanë bërë këtijvendi, dhe këtij populli ata që hiqeshin si “demokratëqë thyenin zinxhirët e diktaturës”, por që ishin agjentëtë shërbimeve sekrete famëkeqe, që kishin dekada qëpërpunonin dhe paguanin njerëzit e tyre për atë ditë. Dhe ai moment u erdhi. Rreth Partisë Demokratike u mblodhën dhe kacavjerrën gjithë shpura e agjentëve, italianë, grekë, amerikanë, bullgarë, turq, rusë, e derikinezë. Çdo vend, kishte “embrionin” e vet në PD. Madje edhe kur erdhi momenti për të përzgjedhurministrat e qeverisë Meksi, ata kërkuan emrat e tyre. Dhe i morën. Misioni kishte nisur. Rradha u erdhiflotës tregetare, flotës ushtarake, tuneleve, depove tëushtrisë dhe atyre të ish-Rezervave të Shtetit, që ishinplot e përplot me mallra, duke nisur nga gozhda, deritek makineritë në qese dhe graso. Të gjitha u nxorrënme VKM dhe miratim nga ish-presidenti Berisha, ngadepot dhe tunelet dhe u shitën për “skrap”. U erdhirradha tankeve, rraketave, topave, katjushkave, mortajave, të gjitha në qese dhe graso, të gjithafunksionale. Ka edhe sot dëshmi nga ish-ushtarakë qëtregojnë masakrën mbi mallin e popullit, dhe fitimet nëmiliona dollarë që mbushën xhepat e ish-ministrave tëBerishës dhe pastaj të Nanos. Misioni vazhdoi gjatë, shumë gjatë, për afro 30 e ca vite. Ndoshta vazhdonedhe sot. Nuk mbeti fishek dhe kallash në depo, nukmbeti as logjistikë, pasi thuhej se “janë të Enverit”. Po mirë, ky “diktatori” kishte menduar edhe për ditën e “kiametit”, pasi kishte lënë depot dhe tunelet plot. Atëhere si ka mundësi, që sot nuk ka sikur 1 të tillë, qëtë jetë për ditë lufte ? Kudo po thuhet se “lufta ështënë prag”. Gjermania Polonia, Romania, apo dhe shtetetjera, po pergatiten për një rast të tillë, kurse ne e shohim gjithçka “qejf o qerrata”. A mendon kush, çfarëdo të bëjnë shqiptarët në rast rreziku ? A është burgosurndonjë ish-minister apo ish-kryeminister për vjedhjet e bëra pasurisë së popullit në 30 e ca vjet ? Si ka mundësi që ne flemë “mbi dafina”, dhe Europa ështënë ankth me sytë nga Rusia duke u pergatiturushtarakisht ? Pse nuk duhet të përgjigjet njeri, edhesot pas 35 vitesh, për shkatërrimin e Shqipërisë qyshnga 1992 deri sot ? Si mund të heshtet nga organethetimore dhe kjo “drejtësia” e re, edhe për ato krimeqë u bënë nga çdo ish-minister dhe ish-kryeminister nëvitet e para postdiktaturë ? Me milionat e vjedhura, sot pasardhësit e tyre, kanë hapur biznese, media, firmandertimi, dhe të hiqen sikur “e kanë trashegimi ngagjyshërit” që jetonin në fshat me 2 dhi. Kjo ështëdrama e këtij vendi dhe këtij populli, që kurrë nuk u vlerësua siç duhet, të paktën 10 per qind nga ajo ç’kabëri “diktatori”, emrin dhe figurën e të cilit, e përdorinsot si “gogol”, për të justifikuar pasurinë e pamerituar. Misioni vazhdon./kb
