Agjencitë e inteligjencës perëndimor, përfshirë CIA-n e Shteteve të Bashkuara dhe Mossad-in izraelit, po përpiqen të gjejnë shenja dhe të vërtetojnë vendndodhjen, gjendjen dhe rolin real të liderit të ri suprem iranian, Mojtaba Khamenei.
Mojtaba nuk ka dalë në publik që nga emërimi i tij pas vdekjes së babait të tij, Ali Khamenei.
Zakonisht liderët iranianë mbajnë fjalime publike për Novruz, vitin e ri persian, por Mojtaba publikoi vetëm një mesazh të shkruar, jo video apo audio. Kjo i shton dyshimet për gjendjen e tij.
Agjencitë CIA & Mossad po përpiqen të verifikojnë nëse fotot dhe mesazhet janë të vërteta.
Sipas zyrtarëve amerikanë, mungesa e tij në shfaqje publike është një “shenjë e kuqe “.
Disa nga agjencitë e inteligjencës besojnë se Mojtaba mund të jetë i gjallë, por i rrezikuar ose i kufizuar nga gjendja e tij shëndetësore, duke e bërë të vështirë për të komunikuar publikisht. Deri më tani nuk ka prova të qarta se ai është ai që po jep urdhëra në emër të regjimit./kb
