Një studim i ri tregon se gjatë dimrit njerëzit pinë mesatarisht 30% më pak ujë, duke shkaktuar lodhje, dhimbje koke dhe ulje të imunitetit. Mjekët theksojnë se hidrimi është po aq i rëndësishëm në muajt e ftohtë sa në verë.
Ekspertët rekomandojnë konsum të çajrave bimorë, ujë me limon ose supa të ngrohta, të cilat e mbajnë trupin të ekuilibruar dhe ndihmojnë metabolizmin./KM
