Në kampin e zhvendosurve në Nuseirat të Gazës, reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar edhe më tej kushtet e jetesës për mijëra familje.
Qindra çadra janë përmbytur në Rripin e Gazës, ku prej dy vitesh luftë shumica e popullsisë është zhvendosur dhe jeton në kushte të mjerueshme.
Autoritetet lokale thonë se mungesa e karburantit dhe dëmtimi i pajisjeve i lënë të pafuqishëm për t’u përballur me situatën. Sipas tyre, qindra automjete, përfshirë buldozerë dhe pompa uji, janë shkatërruar gjatë luftës.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së paralajmëron se qindra mijëra njerëzve u rrezikohet jeta për shkka të përmbytjeve në temperatura të ulëta, duke shtuar se ndihmat nuk lejohen të hyjnë nël terren.
Mbi 795 mijë persona jetojnë në zona të ulëta, ku kanë ngritur çadrat e tyre.
Mungesa e kanalizimeve dhe menaxhimit të mbetjeve shton rreziqet e shpërthimit të sëmundjeve.
Izraeli thotë se po përmbush detyrimet për ndihmat humanitare dhe akuzon agjencitë për mungesë efikasiteti, ndërsa pretendimet për vjedhje nga Hamasi mohohen nga grupi.
Megjithëse një armëpushim i britshtë është në fuqi që nga tetori, shkatërrimi i infrastrukturës ka lënë pasoja të parikuperushme, ndërsa frika për rikthimin e sulmeve vijon të jetë prezentë./mxh
