Shkruan Nard Ndoka
U futa në politikë 28 vjeç, kryetar i një komiteti pluralist. Në moshen 34 vjeç u zgjodha deputet.
Atëherë hyje i ri në politikë dhe politika të rriste, të sprovonte, të piqte.
Po sot?
Në politikë nuk hyn, por të fusin bandat.
Nuk të zgjedhin, të emrojnë.
Nuk të komandon ligji, të komandon banda e lagjes.
Dhe kur nuk bindesh, të shantazhojnë, të filmojnë e të mbajnë peng per tan jetën.
Kemi mbërrit në pikën ku drejtuesja e SHISH përfundon nën arrest shtëpie dhe e pezulluar nga detyra, nën hetim për “përkrahje të autorit të krimit” dhe “zbulim të të dhënave sekrete”.
Ndërkohë SPAK kontrollon banesën e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në një tjetër degë të të njëjtit hetim.
Qytetarët n’proteste kërkojnë të rrëzojnë sistemin, opozita kurohet me aspirina, qeveria mbahet me paterica, ndërsa Kryeministri qëndron mbi gropën septike që politika e tij ka hapur.
Republikë bananesh?
Edhe bananet do të protestonin për krahasimin, se edhe ato i kane mbush me droge shpeshherë.
Shpresa vdes e fundit, thotë populli.
Por një shtet nuk mbahet gjallë vetëm me shpresë.
“Armiqtë e Shqipnisë janë vetë shqiptarët”, thonte Konica.
Kur shtetin ia dorëzojmë krimit, armikun nuk kemi më nevojë ta kërkojmë jashtë.
Duhet t’ia kthejmë shtetin qytetarit, përpara se krimi të na lëshojë edhe certifikatën e pronësisë!
