Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, i ka kërkuar Bashkimit Europian që të hapen menjëherë të gjithë grup-kapitujt negociues pas atij për çështjet themelore, në kuadër të procesit të anëtarësimit në BE.
“Jemi teknikisht gati që të hapen të gjitha negociatat për të gjitha grupet. Kjo është konfirmuar si nga Komisioni, ashtu edhe nga Këshilli”, deklaroi Sandu gjatë një konference për shtyp pas samitit BE–Moldavi.
Ajo shtoi se procesi duhet të ecë përpara “menjëherë dhe pa vonesa”.
Këshilli i Bashkimit Europian, institucioni ku përfaqësohen qeveritë e vendeve anëtare, ka miratuar hapjen e grup-kapitullit të parë me Ukrainën dhe Moldavinë më 15 qershor.
Megjithatë, nuk ka ndjekur ende rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen e të gjithë kapitujve të tjerë, për shkak të kundërshtimeve nga disa shtete anëtare.
E pyetur për mundësinë e ndarjes së procesit të anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, u shpreh e hapur ndaj këtij opsioni, duke deklaruar: “Çdo vend kandidat është përgjegjës për veten e tij”./MXH
