Këngëtarja Dua Lipa dhe aktori Callum Turner janë fotografuar në momente të ëmbla dhe romantike në det gjatë muajit të tyre të mjaltit, vetëm pak ditë pas dasmës. Çifti ndodhet në Itali, duke zgjedhur si destinacion Taorminën në Siçili, ku po qëndrojnë në një hotel luksoz.
Këngëtarja dhe aktori mbërritën në hotel të hënën, më 8 qershor, pas ceremonive të dasmës që u zhvilluan në Palermo, me pjesëmarrjen e miqve dhe figurave të njohura nga bota e muzikës, kinemasë dhe modës.
Në fotografi të publikuara nga mediat ndërkombëtare, 30-vjeçarja dhe 36-vjeçari shihen duke shijuar momente relaksi në det dhe nën diell, duke shkëmbyer përqafime dhe puthje. Dua Lipa kishte zgjedhur një bikini ngjyrë argjendi, ndërsa në pamje të tjera çifti shihet duke ecur dorë për dore në rrugicat piktoreske të Taorminës.
Dasma e tyre u zhvillua në Villa Valguarnera, një pronë historike e shekullit XVIII në zonën e Bagherias në Siçili. Mes të ftuarve ishin Elton John, Donatella Versace, Joe Alwyn, Grace Gummer me bashkëshortin e saj Mark Ronson, si dhe Charli XCX me George Daniel.
Elton John interpretoi këngën “Your Song” gjatë festimeve, në një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes. Ceremonitë e dasmës zgjatën tre ditë, ndërsa për të garantuar privatësinë e çiftit dhe të ftuarve u morën masa të shtuara sigurie./mxh
