Last Updated on 19/06/2026 by EL
Këto janë momentet kur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në Gjykatën Administrative, ku do të mbahet edhe seanca e radhës për padinë e Veliajt, i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të dekretit që i dha statusin prokurorit Olsi Dado.
Veliaj do të jetë vetë i pranishëm në këtë seancë, e cila do të mbahet këtë të premte në orën 14:00.
Ndërkohë, Gjykata Administrative ka rrëzuar sërish kërkesën e mediave për transmetim të drejtpërdrejtë të seancës, ndërsa kamerat do të lejohen vetëm në nisje të seancës./ET
