Last Updated on 01/09/2025 by adminfjala
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.
Në një komunikim të shkurtër më gazetarët, Kryemadhi hodhi akuza se dëshmitarët janë intimiduar.
“Shoh shpërdorim të detyrës dhe tejkalim kompetencash përveç diskriminim dhe intimidim ndaj dëshmitarëve…të gjitha këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme dhe i shoh si tejkalim të detyrës për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve”, tha Kryemadhi.
Kujtojmë se GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.
Po për këtë dosje po hetohet ish-bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”./e.t
