Last Updated on 25/03/2026 by Anisa
Egla Ceno është përballur së fundmi me një situatë shqetësuese që ka ngritur alarm për sigurinë e saj personale. Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3” ka bërë publike një ngjarje të ndodhur pranë banesës së saj, ku persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar automjetin e saj.
Në një reagim publik, ajo ka treguar se prej disa ditësh dikush ka ndërhyrë vazhdimisht tek makina e saj, fillimisht duke manipuluar fshirëset, ndërsa së fundmi ka shkuar edhe më tej duke i thyer xhamin.
Ceno ka paralajmëruar autorin e këtij akti, duke theksuar se zona ku ndodhi ngjarja është e monitoruar me kamera sigurie. Ajo ka bërë të ditur gjithashtu se do të ndërmarrë hapa ligjorë, duke depozituar një kallëzim në polici për të garantuar sigurinë e saj.
Aktorja thekson se ka vite që jeton në atë lagje në harmoni me komunitetin dhe se kjo situatë është e pazakontë për të. Ajo shton se dyshon për atë që mund të ketë ndodhur, por preferon që çështja të trajtohet nga autoritetet përkatëse.
Në reagimin e saj, Ceno nënvizon edhe rëndësinë e automjetit në jetën e saj të përditshme, duke qenë se kujdeset për nënën e paralizuar, të cilën duhet ta transportojë për kontrolle mjekësore.
