Last Updated on 27/07/2026 by Monika
Nga Mentor Kikia
Cfare eshte ky sekreti i madh me 302 milion USD per ushtrine?
Sikur po blejme bomben atomike. Perse nuk behet transparence se po merret nje kredi nga SHBA?
Forcimi i kapaciteteve mbrojtese te ushtrise eshte nje lajm i mire per ne. Jemi shume mbrapa ne kete drejtim madje. Jemi vend pa aviacion dhe marine luftarake.
Por sjellje te tilla jane qesharake, si “sekreti i madh” ashtu dhe “grabitja e sekreteve”.
Gjermania pak kohe me pare, vendosi te filloje nje program riarmatimi.
Ja lajmi qe dha media amerikane Bloomberg:
“Ligjvënësit gjermanë miratuan nje buxhet për blerjen e armëve dhe pajisjeve në vlerë të rreth 2,5 miliardë euro. Në blerje përfshihet një pjesë e një sistemi të ri të komunikimit me vlerë të 1,8 miliard eurove për ushtrinë, 417 milionë euro për furnizime për këmbësorinë dhe rreth 100 milionë euro për armë kundërtanke dhe një stacion armësh”.
A kemi bere me shume ne se gjermanet qe kane kete tranparence, sa u turr Agron Shehaj te “grabise” marreveshjen dhe Balla lajmeroi menjere Spakun ta arretoje se na zbuloi sekretin?
