Last Updated on 15/10/2026 by Anisa
Kryeministri Edi Rama është shfaqur këtë mëngjes pranë punëtorëve të pastrimit në Tiranë, pas protestës së një dite më parë, e cila u shoqërua me përplasje, dëmtime të institucioneve publike dhe bizneseve private.
Gjatë takimit me punëtorët që po pastrojnë zonat e dëmtuara, Rama u ka përcjellë një mesazh inkurajues, duke u thënë: “Mos u mërzisni”!
Kreu i qeverisë e ka shoqëruar këtë mesazh me një kontrast mes atyre që shkaktojnë dëme dhe atyre që punojnë për t’i riparuar ato. “Disa shkatërrojnë, të tjerë ndërtojnë”, është mesazhi që shoqëron këtë moment, në një kohë kur kryeqyteti po përpiqet të rikthehet në normalitet pas trazirave të së mërkurës.
Pamjet vijnë një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit, ndërsa dëmtimet e shkaktuara në hapësirat publike dhe private lanë pasojat e tyre në disa zona të kryeqytetit./ad
