Në disa gjimnaze të Tiranës ka nisur bojkoti i mësimit. Nxënësit e gjimnazit “Myslym Keta” në Kombinat, gjimnazit “Ismail Qemali” kanë braktisur orët e mësimit dhe i janë bashkuar protestës.
Po ashtu raportohet se dhe një gjimnaz në Kamëz i është bashkuar bojkotit. Kujtojmë se sot do të mbahet protesta e tretë studentore ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë, protesta e studentëve dhe gjimnazistëve në kryeqytet u përshkallëzua gjatë pasdites, duke lënë pas dëme në disa institucione shtetërore, biznese dhe hapësira publike.
Tirana u përball me skena tensioni dhe shkatërrimi gjatë protestës së zhvilluar nga studentët dhe gjimnazistët, e cila nisi në orët e mëngjesit para Ministrisë së Arsimit dhe u përshkallëzua gjatë pasdites./k.m
